Sasia e konsiderueshme e miellit u bllokua pasi produktet ushqimore ruheshin jashtë kushteve të përshtatshme higjieno-sanitare. AKU thotë se në ambientet e magazinimit u gjendën brejtës dhe shpendë dhe ubjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit HACCP dhe kishte mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë.

Veç sekuestrimit, u vendosën masat administrative me gjobë në vlerën e 700,000 lekëve.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron konsumatorët, që do të vijojë pandërprerë kontrollet në të gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *