Besimtarët katolikë të dielën kanë kremtuar Pashkët në  “ Kishën e Zonjës së Papërlyer”, në Fier duke mbyllur kështu Javën e Shenjtë, Javën para Pashkëve. Dhjetra besimtarë kanë ndjekur të dielën meshën e ringjalljes së Jezu Krishtit, ku janë bashkuar për të festuar ringjalljen e tij, duke përcjellë mesazhe shprese dhe dashurie. Të njëjtat mesazhe ndau në fjalën e tij edhe Dom Francesco Pasqua ,  i cili drejtoi liturgjinë e shenjtë me lutje ndaj Zotit dhe duke respektuar të gjitha ritualet e kësaj feste.

Pashka është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të kishës katolike romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq . Në përfundim të Meshës së Shenjtë besimtarët katolikë fierakë uruan njëri- tjetrin , për më shumë paqe, begati dhe dashuri në familjet e tyre.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”MjC1STzoFFM”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds