Kreu i PD-së, Sali Berisha,gjatë një konference për mediat ditën e sotme ka akuzuar qeverinë për keqadministrim të fondeve dhe për agresion ndaj opozitës, duke theksuar se varfëria në vend është rritur dhe se shumica e projekteve infrastrukturës, si Tuneli i Llogarasë dhe Byppassi i Vlorës, janë realizuar me kredi të marra nga bankat.
Sipas Berishës, sheshet janë ndërtuar me mjete të përkohshme dhe paratë e buxhetit janë zhdukur, ndërkohë që ai theksoi se ekipi i tij kishte realizuar një punë të madhe. Sipas tij, qeveria vetëm po vjedh.
Ai gjithashtu gjatë fjalës së tij ka theksuar se, falë angazhimit të drejtuesve të PD dhe strukturave të saj, është arritur të krijohet një frymë optimizmi, vendosmërie dhe besimi në partitë e opozitës, që nuk është parë që nga viti 1991. Ai theksoi se kjo frymë është shumë e rëndësishme për fitoren e PD në zgjedhjet e 11 majit.