Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen studentëve në protestën e nesërme në Tiranë, duke kërkuar mbështetje për revoltën e tyre. Berisha ftoi prindërit të dalin në protestë së bashku me fëmijët e tyre, ndërsa e cilësoi këtë ditë si një provë për ndërgjegjen e shoqërisë shqiptare.

“Të gjithë me studentët, të gjithë në Tiranë, kjo duhet të jetë motoja nesër.”-shprehet Berisha.

Sali Berisha: Ftoj edhe një herë çdo qytetar dhe qytetare, me të gjithë fëmijët e tyre të rritur, gjimnazistë, adoleshentë të klasat e nënta, të teta, të gjithë nesër t’u shprehim mbështetjen tonë të plotë, t’u shprehim mirënjohjen tonë të thellë, t’u shprehim dashurinë tonë, respektin tonë studentëve për revoltën e tyre.

Dhe t’i japim mesazh qeverisë se studentët kanë dhe do të kenë mbështetjen e plotë dhe mburojën e plotë të shoqërisë shqiptare. Nesër është një ditë prove për ndërgjegjen e çdo qytetari shqiptar e çdo banorit të këtij vendi. Studentët me revoltën e tyre kërkojnë që të mbeten fëmijë të këtij vendi.

Kërkojnë që ëndrrën e tyre më të bukur rinore ta ndërtojnë në Shqipëri dhe për Shqipërinë, për vete e familjet e tyre. Të gjithë me studentët, të gjithë në Tiranë, kjo duhet të jetë motoja nesër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds