“Kryeministri paralajmëroi tërmetin dhe flakën që do e djegë atë në zgjedhjet e 11 majit. Ne kemi bërë një mbrojtje. Ju jeni dëshmitarë të tre rezolutave ndërkombëtare që ska ndodhur kurrë herë tjetër, me të cilat Edi Rama u damkos si njeriu që bën zgjedhje fasadë. Çfarë tha zv/presidenti JD Vance në Mynih, ai tha se, arrestoni lider të opozitës, vendosni censurë. Ky është armiku juaj, kjo që bëni.
Pra ishte një thirrje për çdo shqiptar. Në fakt ishte një paralajmërim tepër serioz për Edi Ramën. Sepse të dashur miq, në atë sallë me lider të opozitës të arrestuar ishte vetëm Edi Rama dhe Llukashenko. Por Llukashenko nuk ishte. Të tjerët nuk kishin lider të opozitës. Pra, nuk u vu emri, por indirekt ishte Edi Rama ai që u përmend se arreston lider të opozitës. Kështu, skena që panë shqiptarët e shkallmimit, tregon se ai ka humbur kontrollin, fiqirin. Tregon se ai është i gatshëm për gjithçka. Por të jeni të sigurtë se asgjë nuk e shpëton nga verdikti i shqiptarëve në 11 maj,” tha Berisha.