Kreu i PD Sali Berisha ka bërë deklarata disi ndryshe në raport me SPAK, duke theksuar se ka prokurorë të ndershëm dhe të guximshëm, por gjit hashtu ka njerëz që përdorin dosjet për të manipuluar prova dhe shfajësuar kriminelë.
Ai tha se vërtetë e ka quajtur SPAK-un një “organizatë kriminale”, duke shtuar se jo çdo prokuror në Strukturën e Posaçme është kriminel . Berisha ka përmendur raste konkrete si ai i Erion Veliajt, duke e akuzuar për lidhje me aferën e djegësit, një nga çështjet më të mëdha të tij. Po ashtu, ai tha se shumë veprime të SPAK janë të gabuara sipas doktrinës së Sorosit.