Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Moravë të Beratit, teksa raportohet se një 50-vjeçar ka ndërruar jetë në spital si pasojë e përplasjes së fortë.
Mësohet se janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin F. P., 31 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin E. I., 50 vjeç.
Ky i fundit ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar drejt spitalit, ku ka humbur jetën më pas.