Bayern Munchen dhe Real Madrid u përballen në Allianz Arena në ndeshjen e parë të gjysmë finales së Champions League.
Ndeshja e parë e fazës gjysmëfinale mes Bayern Munchen dhe Real Madrid ka përfunduar me rezultatin 2:2 duke lënë gjithçka të hapur për në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Santiago Bernabeu.
Ndeshja nisi mjaft mirë për bavarezët, që patën një rast të artë me Sane në minutën e parë. Sulmuesi gaboi para Lunin, duke zhgënjyer kështu tifozët. Ishin “galaktikët” të cilët gjetën rrugën e rrjetës në minutën ’24 me anë të Vinicius Junior pas një pasimi të mrekullueshëm nga Toni Kross.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Realit, ndërsa e dyta nisi me një përmbysje nga ana e bavarezëve të cilët brenda 4 minutash shënuan dy gola me anë të Lerony Sane në minutën ’53 dhe Harry Kane në minutën ’57.
Kur u duk se ndeshja po mbyllej me fitoren e bavarezëve, Vinicius JR shënoi sërish, këtë herë me penallti duke vulosur barazimin në Allianz Arena.
Sonte në orën 21:00 do të luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale e Champions League.
Përballë njëri-tjetrit do të jenë Borussia Dortmund dhe Paris Saint Germain.
Mbetet të shihet se cila nga këto dy skuadrat do ta bëjë një hap drejt finales e cila do të luhet më 1 qershor në Londër .

