Banorët e lagjes periferike në Karbunarë, pjesë e rajonit nr 5 në bashkinë e Lushnjes ankohen për rrugën e cila është tejet e amortizuar. Investimeve të banorëve në ndërtimin e banesave të reja në këtë lagje dhe investimeve në fushën e bujqësisë nuk u përgjigjet pushteti vendor për të investuar në infrastrukturën rrugore dhe shërbimeve të tjera.

Sipas banorëve të lagjes, prej dekadash në këtë rrugë nuk është investuar duke e vështirësuar lëvizjen e banorëve dhe mjeteve motorrike. Më e vështirë është situata në ditë me reshje ku rruga mbulohet nga uji dhe banorëve u duhet të çojnë e të marrin fëmijët në shkollë. Tashmë sipas traditës së krijuar ndër vite, shpresa e vetme e banorëve është viti elektoral, ku ata e lidhin votën e tyre me investimin e munguar.

Pas interesimit tonë në Rajonin numër 5 në të cilin bën pjesë kjo lagje, na konfirmuan se është në projektet e bashkisë për përmirësimin e këtij segmenti rrugor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds