Banorët e lagjes ” Kosturli” në Rrapëz janë të izoluar për shkak të autostradës. Aksi rrugor nacional Lushnjë-Fier, ku janë vendosur barrierat e hekurta anësore nuk i lejon të dalin normalisht nga banesat e tyre për të shkuar në qendër apo dhe për aktivitetin e tyre të përditshëm.

Duke marrë shkas nga aksidenti me vdekje i tre ditëve më parë, banorët kërkojnë të gjendet një zgjidhje nga ana e shtetit, sepse ata nuk dërgojnë dot fëmijët në shkollë as nuk dalin vetë, pasi janë të detyruar të kalojnë në autostradë, ku sipas banorëve kanë gjetur vdekjen 4 banorë të fshatit ndër vite.

Janë më pak se 1 kilometër rrugë dytësore që i veçon nga jeta normale këta banorë në Rrapëz, ku edhe pse ju është premtuar asgjë nuk ndodh. Banorët do të përshkallëzojnë protestat deri në bllokimin e rrugës, ndërsa sot në shenjë proteste për situatën nuk do t’i çojnë fëmijët në shkollë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *