Drejtuesi politik i Qarkut Fier Taulant Balla, në përfundim të takimit me përfaqësues vendor të PS Fier, në prononcimin e dhënë për mediat ka komentuar procesin e votimit për delegatët përfaqësues të Partisë Socialiste Fier të cilët do të përfaqësojnë këtë Qark në Kongresin e forcës më të madhe politike në vend, që do të zhvillohet në Tiranë.
Balla tha se deri tani procesi ka ecur mirë, risitë do të jenë perfaqësimi gjinor ku meshkujt edhe femrat do të kenë nga 50% të delegatëve dhe përfaqësimi i sa më shumë të rinjve.
Fieri do të përfaqësohet me 140 delegatë dhe është qarku i dytë me numrin me të madh të përfaqësuesve.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”VZPBaekS9l4″]
