Një 58-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të doganës. Në pranga ka rënë Azem Kovaçi, i cili në hyrje të Doganës së Morinës, për të shmangur kontrollet në automjetin e tij, ka goditur me grushte në fytyrë një doganier.

Policia sqaron se gjatë kontrollit në automjetin e Kovaçit u gjetën mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore. Ai është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i policisë:

Goditi me grushte punonjësin e doganës, për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 58- vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 58 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

Në doganën e Morinës, në hyrje, ky shtetas, dyshohet se për të shmangur kontrollet në automjetin e tij, ka goditur me grushte në fytyrë, shtetasin A. S., me detyrë doganier. Në automjetin e shtetasit A. K. u gjetën mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds