Ish-efektivi i RENEA-së, Altin Morina i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi” është arrestuar. • Bëhet e ditur se Altin Morina është arrestuar mbrëmë nga shërbimet e komisariatit nr.2 në Tiranë teksa bashkë me të ishte edhe një person tjetër. • Altin Morina u shpall në kërkim në 17 maj të 2024 në kuadër të operacionit Revanshi. • Mësohet se në momentin e arrestimit bashkë me Morinën ka qenë edhe një person tjetër. • Policia dha detaje të reja në lidhje me arrestimin e ish-efektivit të forcave RENEA, Altin Morina. • Sipas policisë gjatë kontrollit fizik, Morinës iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë. • Gjithashtu policia bën me dije se në pranga ka rënë edhe drejtuesi i automjetit me të cilin lëvizte 45-vjeçari Altin Morina. • Ish-shefi i stërvitjes pranë repartit special RENEA në Tiranë, Altin Morina u arrestua më 14 mars të vitit 2023 me 113 mijë euro në makinë të padeklaruara. • 43-vjeçari u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me një automjet luksoz. • Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plasmasi. • Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal. • Ndërsa te dosja Revanshi sipas SPAK Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.