Njoftimi i Policisë:

DVP Durrës/Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Evidentohen dhe goditen 2 raste të kësaj veprimtarie. Arrestohet 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, pasi u kapën në flagrancë në këto lokale, duke organizuar lojëra fati, me celularë. Shpallen në kërkim 2 pronarët e lokaleve. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, kanë zbuluar 2 lokale ku organizoheshin lojëra fati (baste sportive).

Në vijim të veprimeve për këto raste: -u arrestua shtetasi P. B., 31 vjeç, banues në Durrës; -nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 28 vjeç, banues në Durrës; -u shpallen në kërkim pronarët e lokaleve, shtetasit E. R., 36 vjeç dhe K. J., 43 vjeç, të dy banues në Durrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds