Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për grabitje. Në pranga ka rënë Endri Novi, banues në Tepelenë, i cili sipas policisë dyshohet se ka thyer xhamat e 12 automjeteve dhe ka grabitur nga ato para dhe sende personale me vlerë.

Policia sqaron se, Novi mbrëmjen e djeshme, ka vjedhur sende personale në 6 automjete që iu ka thyer xhamat, në një vendparkim në Astir, gjithashtu edhe në lagje të ndryshme të Tiranës, ka vjedhur sende në 6 automjete pasi ka thyer xhamat e tyre, me sende të forta.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “The End”.

Vidhte para dhe sende personale nga automjetet, pasi iu thyente xhamat, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari.

Gjatë 48 orëve të fundit, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në 12 automjete që iu ka thyer xhamat.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas denoncimeve nga disa drejtues automjetesh, për vjedhjen e sendeve personale nga automjetet e tyre, pas thyerjes së xhamave, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The End”.

Në kuadër të operacionit, u kap dhe u arrestua shtetasi Endri Novi, 29 vjeç, banues në Tepelenë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka vjedhur sende personale në 6 automjet që iu ka thyer xhamat, në një vendparkim, në Astir. Gjithashtu, gjatë 48 orëve të fundit, në lagje të ndryshme të Tiranës, ka vjedhur sende të ndryshme në 6 automjete, pasi ka thyer xhamat e tyre, me sende të forta.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds