Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen me armë zjarri të 30-vjeçarit Egzon Gega në Lezhë. Raportohet se autori 23-vjeçar Ledjon Ndoj është vënë në pranga. I riu plagosi me armë Gegën pasditen e së martës, 11 shkurt në Lezhë. Pas ngjarjes Ndoji u largua nga vendi i ngjarjes dhe u vendos në pranga ditën e sotme.
30-vjeçari mori dy plumba, një në shpatull dhe një në gjoks. Sipas policisë, i plagosuri dhe autori kishin pasur një konflikt mes tyre dhe ishin rrahur para ngjarjes. Gega pasdite kishte shkuar për t’u sqaruar me të riun me të cilin është zënë. Pas takimit 23-vjeçari e ka qëlluar me armë zjarri duke e plagosur rëndë.
Autori mendohet se nuk ka qenë i vetëm dhe është larguar menjëherë. Policia ka sekuestruar telefonin e 30-vjeçarit të plagosur për të parë nëse ka pasur komunikime mes tij dhe autorit që mund të hedhë dritë mbi motivet e kësaj ngjarjeje. Ngjarja u shënua rreth orës 16:30 minuta në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës dhe policia po punon për kapjen e autorit si dhe po heton mbi motivet e kësaj përplasjeje mes dy të rinjve.