Një 39-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi kërkohet nga drejtësia spanjolle. Mësohet se në pranga ka rënë Elion Vathi, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja për vrasje. Pas arrestimit, Vathi pritet që të ekstradohet drejt Spanjës për të kryer dënimin e tij. 

Njoftimi i Policisë: 

Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim  me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lacking”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja me qëllim ekstradimin drejt Spanjës të shtetasit: Elion Vathi (Kaci) 39 vjeç, banues në Kamëz.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale ‘Vrasje” parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *