6 perona janë vënë ën pranga në Tiranë për vepra të ndryshme. Policia bën me dije se një prej të arrestuarve u vendos në pranga pasi ka kundërshtuar dhe goditur dy punonjës policie, për shkak të detyrës. Një 39-vjeçar u arrestua pasi thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Policia më tej bën me dije se një 35-vjeçar u arrestua në flagrancë pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. Po ashtu është vënë në pranga një 46-vjeçar i cili është konfliktuar fizikisht me vëllanë e tij. Ky i fundit është proceduar në gjendje të lirë. Dy shoferë janë vënë në pranga pasi kanë kapur duke drejtuar mjetet e tyre në gjendje të dehur.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 36 vjeç, pasi ka kundërshtuar dhe goditur dy punonjës policie, për shkak të detyrës. Po nga këta specialistë u ndalua shtetasi G. B., 39 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 46 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B. (vëllezër), pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. H., 52 vjeç dhe I. Zh., 46 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 shpallën në kërkim shtetasin E. H., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj një 27-vjeçari.