Në burgun e Fierit ditën e sotme ka nisur zbatimi i amnistisë penale, ku përfituan 119 persona të dënuar për vepra të lehta penale.

Nga amnistia kanë përfituar të gjithë meshkujt që ndodhen në këtë institucion, të cilëve u kishte mbetur më pak se 4 vjet nga vuajtja e dënimit, siç është kundravajtja penale që denohet 2 vjet burg, përfshirë gjobat ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë të marrë me vendim të formës së prerë.

Në këtë institucion kanë perfituar sipas drejtorit Ervin Bushi,  119 të burgosur, që dalin nga amnistia sot, ndërsa 311 të tjerë  përfitojnë ulje dënimi.

Pothuajse 30% e të dënuarve që ndodhen në Burgun e Fierit përfituan nga amnistia penale.

Familjarët e tyre i kanë pritur tek porta e jashtme e burgut. Ky  institucion i vuajtjes së dënimit ka mbi 800 të dënuar gjithsej, për vepra të ndryshme penale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *