Të paktën 100 ushtarë të Koresë së Veriut janë vrarë në luftën e Ukrainës me Rusinë, që kur u futën të luftonin krah Kremlinit në fillim të muajit dhjetor. Ky lajm është është bërë i ditur nga një deputet i Koresë së Jugut, dhe është trasnmetuar nga BBC.

Sipas deputetit nga kjo luftë janë plagosur dhe 1 mijë të tjerë, ndërsa shtoi se në mesin e viktimave ishin zyrtarë të rangut të lartë. Në muajin tetor u raportua se Koreja e Veriut kishte dërguar 10 mijë trupa në Rusi, për ta ndihmuar atë kundër Ukrainës. Sakaq një zëdhënës i Pentagonit tha se koreano-veriorët ishin vrarë, pa dhënë një numër. Deri më tani sipas asaj që raportohet, viktimat mendohet se janë regjistruar në rajonin Kursk të Rusisë.

Të shtunën e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia kishte filluar të përdorë një numër të konsiderueshëm koreano-veriorë në sulmet e saj në Kursk. As Rusia dhe as Veriu nuk e kanë pranuar vendosjen e trupave, por një deklaratë e Koresë së Veriut të enjten e transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA tha se aleanca e vendit me Moskën po frenonte shtrirjen e influencës së qëllimshme të SHBA-së dhe Perëndimit.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds