Sot shkollat e Lushnjës pezulluan mësimin pas alarmit për bomba të vendosura në shkolla. Nxënësit të shoqëruar nga mësuesit janë larguar nga ambientet e shkollave para orës 10:00. Gjithashtu prindërit e njoftuar nga mësuesit erdhën për të mare fëmijët. Sipas informacioneve të marra nga TV4+, Zyra Vendore e Asimit Parauniversitar nuk ka dhënë urdhër që të ndërpritej mësimi dhe nuk ka marrë udhëzim nga Ministria e Arsimit dhe nga Policia për të pezulluar mësimin. Ndërkohë disa kopshte vazhduan mësimin.
Kjo gjendje alarmante u shkaktua nga një e-mail i nisur në adresë të Policisë së Shtetit, ku paralajmëroheshin sulme me bomba në shkolla dhe se “gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla”.
Sipas informacioneve, pas kontrolleve të policisë në shkolla, e-maili ka rezultuar fals dhe është dërguar nga jashtë Shqipërisë, i përkthyer me Google Translate. Në e-mail ka pasur adresa dhe emra shkollash, në të cilat do të kryheshin sulmet.
Krimi Kibernetik në Policinë e Shtetit ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve që kanë dërguar e-mailin, kurse në çdo shkollë të vendit janë marrë masa.
Mesazhi i plotë:
Ne gjithmonë kemi pritur ditën kur mund të zbresim në qytet dhe të mos fshehim fytyrat tona
Do të vijë dita kur imazhet tona në kokat tona do të bëhen forca shkatërruese e realitetit që do të ndjeni në këto mure
Gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla
Ne do të prerë qafën e tyre
Armiqtë E Allahut do t’i shtrembërojnë veprimet tona
Sheriati nuk i ndan jobesimtarët në ndërluftues dhe paqësor
Thashë: “O I Dërguari I Allahut kuajt tanë shkelën mbi gratë dhe fëmijët e idhujtarëve. Ai tha: “ata janë nga baballarët e tyre.”
Fëmijët dhe gratë do të vriten vetëm nëse na pengojnë
Ne do t’ju shkatërrojmë në rrugë
Kamionët tanë janë të mbushur me eksploziv
Ata do t’ju shkatërrojnë në sheshet kryesore si Në Nice
Dhe ai do t’i presë turmat me thika
Ata do të hyjnë në ju dhe do të hedhin veten në erë
Ne do t’ju mbytim në gjak.
