Nisur nga fluksi i turistëve që pritet të shtohet këtë vit, siguria ushqimore mbetet prioritet për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Drejtoria e AKU-së Fier ka marr të gjitha masat për garantimin e një sezoni turistik sa me të sigurt për turistët vendas dhe të huaj, në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm. Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dolën në terren duke këshilluar bizneset në zonën bregdetare, Divjakë , Seman, Darëzezë si dhe në të gjithë territorin e 6 Bashkive të Qarkut Fier.
Ata vendosën postera nëpër ambientet e bizneseve, ku tregohet se konsumatori duhet të kontrolloj datën e skadencës së ushqimeve, kushtet ku tregëtohet, të lexoj etiketën etj.