Aktivitetet në kuadër të 104 vjetorit të Kongresit Kombëtar të Lushnjës vazhduan edhe sot. Në hollin e Qendrës së artit “Vaçe Zela” u çel ekspozita “104 vjet kongres” e organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve, në bashkëpunim me Zyrën Arsimore dhe mbështetjen e bashkisë. Mernin pjesë, nxënës, mësues, prindër dhe qytetarë të cilët panë nga afër vizatimet e nxënësve. Vizatimet me motiv Kongresin e Lushnjës u realizuan në Qendrën Kulturore të Fëmijëve nga nxënës të shkollave 9 –vjeçare, si shkolla “Kongresi I Lushnjës”, “Skënder Libohova”, “Gafurr Muço”, shkolla jopublike “Nënshkruesi I Pavarësisë Nebi Sefa” etj. Ekspozitën e vizituan edhe Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa dhe përfaqësues të komuniteteve fetare.
Më pas në orën 11:00 në sallën e Qendrës së Artit “Vaçe Zela” u organizua një koncertë me këngë, valle dhe interpretime në nder të 104 vjetorit të Kongresit të Lushnjës. Koncerti u hap me 1 improvizim të qytetarëve lushnjarë që tregoi si e pritën Kongresin e Lushnjës dhe si pritën delegatët që morën pjesë në këtë kongres para 104 vjetësh.
Këngëtarët Valbona Hekurani, Gëzim Xhaxhaj dhe Servet Jeshili kënduan himnin e kongresit.
E pranishme në këtë aktivitet ishte Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa shoqëruar nga stafi i saj, drejtues të arsimit, Qendra Kulturore e Femijëve, nxënës, mësues dhe qytetarë të shumtë.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”hIKYlyh_iz8″]
