Pas gati dy vitesh hetime dhe koordinimi, policia zbuloi të hënën tre call center të përfshirë në skema mashtrimi me investime online.
Sipas burimeve, në këto ambiente ishin punësuar dhjetëra të rinj, të cilët kryenin thirrje drejt qytetarëve europianë, kryesisht nga Gjermania dhe Austria, duke i bindur të investonin në platforma financiare që rezultonin mashtruese. Pasi viktimat depozitonin paratë, ato zhdukeshin pa lënë gjurmë. Gjatë operacionit janë sekuestruar pajisje elektronike dhe shuma parash cash.
Deri në këto momente raportohet se janë arrestuar 10 persona, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
