Një aksident i trefishtë ka ndoshur mesditën e së dielës në autostradën Lushnjë- Fier. Aksidenti ku janë përfshirë tre automjete ka ndodhur në afërsi të fshatit Gorre. Një Mercedes me targa AB 499 LM një Peugot me targa AB588MO dhe një tjetër mjet tip Volkswagen janë përplasur si pasojë e mosrespektimit të largësisë dhe manovër të gabuar në parakalim.
Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale dhe asnjë nga drejtuesit dhe bashkudhëtarët e tyre nuk ka pësuar lëndime serioze. Policia ka ardhur menjëherë ne vendngjarje dhe pasi ka kryer procedurat e nevojshme ka larguar mjetet për të mos qenë problem në qarkullimin rrugor. Sipas të dhënave nga policia , parakalimi i gabuar i një mjeti dhe shpejtësia e lartë kanë qenë shkak për aksidentin në fjalë.