Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti që u regjistrua mëngjesin e sotëm në autostradën “Tiranë-Durrës”, ku humbi jetën një person dhe u plagosën 3 të tjerë.

Mësohet se viktimë ka mbetur Gëzim Muçaj 28-vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci. Bëhet me dije se 4 të rinjtë ishin duke shkuar për në punë me një mjet tip furgon, në momentin që shoferi i mjetit (28-vjeçari Muçaj) humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarëse. 

Pasi furgoni është përplasur me trafikndarësen 4 të rinjtë që ndodheshin brenda tij kanë dalë të shohin dëmtimet dhe në ato momente një automjet tjetër ka ardhur me shpejtësi dhe i ka përplasur. Përplasja rezultoi fatale për Muçajn i cili ka ndërruar jetë rrugës për spital, ndërsa tre të plagosurit e tjerë ndodhen tek Spitali i Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Ndërkohë shoferi i mjetit tjetër që përplasi 4 të rinjtë është arrestuar nga Policia. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds