Aksidentet rrugore vazhdojnë të marin jetë. Javën që lamë pas humbën jetën 9 persona, mes tyre një i mitur 4-vjeçar. Pakujdesia gjatë ngarjes së mjetit është shkaku kryesor, thotë policia.

Në 20 mars aksidenti tragjik në Fushë Prezë mori jetën e 4 të rinjvë, dy vëllezër, kushëriri dhe shoku i tyre. Ata u përplasën me një betoniere dhe më pas makina ku po udhëtonin ata mori flakë dhe u dogjën brenda saj. Ndërsa shoferi i betonieres 24-vjeçari Aleksandër Krrashi u arrestua pasi nuk kishte patentë për mjete të rënda.

Në të njëjtin ditë një aksident ndodhi në aksin Burrel-Klos ku një furgon përplasi një fëmijë 4-vjeçar që po kalonte rrugën për të shkuar në banesën e tij. Më pas ai u dërgua në spital me urgjencë drejt Traumës në Tiranë por për shkak të plagëve të rënda ndërroi jetë.

Në Bulqizë ndodhi një tjetër aksident ku 64-vjeçari Sali Hoxha humbi drejtimin e mjetit dhe përplasi për vdekje këmbësoren Hysnie Murra.

Kurse 21 marsi në mëngjes, një aksident ndodhi në Kukës, ku një 21-vjeçar humbi kontrollin dhe përplasi për vdekje 51-vjeçarin që po lëvizte me motorr.

Më 18 mars një 25-vjeçar që po lëvizte me motorr në aksin rrugor Shkodër-Velopojë u përplas nga një makinë dhe humbi jetën.

Paraditen e 16 marsit në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, një automjet i drejtuar nga një 29-vjeçar përplasi për vdekje këmbësorin 55-vjeçar.

Përgjatë kësaj jave, janë shënuar edhe aksidente të tjera, në Laç, Patok, Velipojë dhe Korçë, ku kanë mbetur të plagosur disa persona, përfshi drejtues mjetesh, çiklistë dhe këmbësorë.

Sipas Policisë së Shtetit, që prej fillimit të shkurtit e deri më tani ka pasur mbi 64 aksidente automobilistike të shënuara në të gjithë vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds