Katër automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë dy shtetas janë lënduar. Ata janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po kryejnë të gjitha veprimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të shumëfishtë.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në lagjen “8 Shkurti”, automjeti me drejtues shtetasin F. G., 21 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. B., 38 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu janë përfshirë në këtë aksident edhe automjeti me drejtuese shtetasen M. H., si edhe një automjet i parkuar.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi F. G, shtetasi M. B., të cilët pasi morën mjekim u larguan nga spitali, si dhe pasagjeri, shtetasi I. B., 68 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds