Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, në zonën e njohur si “Zogu i Zi”.
Një automjet tip furgon, me drejtues shtetasin E. D., 23 vjeç, banues në Fier, ka përplasur një këmbësor, shtetasin V. F., 82 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.
Megjithë thirrjet e policisë për drejtim të kujdesshëm në rrugë aksidentet janënë bërë ngjarjë shqetësuesë pothuajse të përditshme për Lushnjën dhe Fierin. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se aksidentet rrugore kryesisht ndodhin si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.