Një 44-vjeçar shqiptar, Lorenc Koleci, humbi tragjikisht jetën të dielën në një aksident me motor, në Fermo të Italisë.

Një tjetër shqiptar, po 40-vjeç, mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Ancona-s.

Ngjarja, sipas ANSA, ndodhi rreth orës 17:00, pak metra nga sheshi Ostilio Ricci.

Dy shqiptarët udhëtonin me scooter, kur drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua duke gjetur vdekjen.

Autoritetet nisën hetimet, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *