Një tjetër aksident ka ndodhur mesditën e sotme tek rrethrrotullimi i Kolonjës në autostradën Lushnjë-Fier, rrethrrotullim i njohur për rrezikshmërinë e lartë për aksidente. Mjeti tip “Nisan” me targa AB 494 NU ka përplasur një motoçikletë të drejtuar nga shtetasi A.H. rreth 50 vjeç. Drejtuesi i motoçikletës nuk ka patur vënë kaskën mbrojtëse në momentin e aksidentit dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës ku është nën kujdesin mjekësor të mjekëve.
Policia arriti në vendngjarje dhe disiplinoi trafikun e rënduar, kurse grupi i ekspertëve po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Motoçikletat vazhdojnë të jenë burim aksidentesh në rrugë, pasi jo vetëm që nuk respektojnë kodin rrugor, por edhe nuk mbajnë kaskë mbrojtëse në kokë.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”ZSF0tQJ83lE”]
