Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në rrugën e vjetër kombëtare Lushnjë – Berat, e cila përshkon mespërmes lagjen Karbunarë. Një mjet tip Benz me targa AB415 EY ka përplasur dy mjete të parkuara anash rrugës. Për pasojë ka pasur dëme në të dy mjetet që ishin parkuar. Nga përplasja e fortë një e moshuar që udhëtonte në Benz ka pësuar lëndime dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës. E moshuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, 36 vjeçarin Marjus Hekali. Fatmirësisht në dy mjetet e përplasjes dhe në zonën tejet të populluar nuk pa pasur dëme në kalimtarë.

Policia po dokumenton ngjarjen për të përcaktuar rrethanat dhe sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *