Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi u paraqit në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’, dha një prononcim për mediat.

Ai u pyet nga gazetarët nëse është gati të përballet me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në gjyq për çështjen “Partizani”, pasi ky i fundit do të thirret si dëshmitar.

Për socialistin ai tha se “është autori i trillimit të çështjes ‘Partizani’”, ndërsa shtoi se nëse gjykata ose avokati i kërkon të marrë pjesë në gjyq, ai do e zbatojë.

Taulant Balla është autori i trillimit sipas të cilit Berisha i ka dhënë tokë të shpronësuar dhëndrit të tij. Toka ka qenë e familjes Begeja dhe familjeve të tjera. Faktohet se ajo tokë nuk është shpronësuar kurrë. Shpifja e paskrupullt e Ballës është ndër më të ulëtat dhe ajo po ndiqet. Unë kam avokatët që, nëse gjykatësi apo avokati do të kërkojë që të jem aty, unë do ta zbatoj”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds