Një endacak, i quajtur Flamur Merzhegu, është përplasur nga një mjet, që pas goditjes ka ikur nga vendngjarja. I aksidentuari, rreth të 60-tave, është transportuar në spital për të marrë ndihmë, ndërsa fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mberritur në vendngjarje, dhe po punon për identifikimin e mjetit. Dyshohet se mund të ketë qenë furgon, nga pjesët që kanë ngelur në vendngjarje.
Merzhegu çdo ditë ishte në rrugë, duke mbledhur kanaçe.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”7o-UnGEpubE”]
