Aksidentet u bënë një fenomen i zakonshëm në muajin Janar raporton Monitor. Sipas  INSTAT numërohen 162 aksidente rrugore nga 84 të ndodhura në muajin Janar 2023. Numri i aksidenteve rrugore është dyfishuar  në janar.

Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) gjithashtu është dyfishuar, 229  persona nga 119 persona të aksidentuar në muajin Janar 2023. Aksidentet rrugore, në 84.0 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 26,5 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin Janar 2023, duke iu referuar të dhënave të Aksidenteve sipas ditëve të javës, rezulton se gjatë ditës së Martë ka ndodhur numri më i lartë i aksidenteve, duke përbërë 26,2 % ndaj numrit gjithsej të aksidenteve.

Numri më i lartë i aksidenteve ka ndodhur gjatë harkut kohor 12:00-14:00 duke përbërë 20,4 % të numrit gjithsej të aksidenteve në muajin Janar 2024.

Aksidentet rrugore, në 16,0 % të rasteve, në muajin Janar 2024 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.


[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”TeaOn4RMTY0″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *