Ndërmarrja e Shërbimeve Publike po vazhdon punën për krasitjen e pemëve brenda në qytet dhe në akset ku është e nevojshme një ndërhyrje e tillë. Krasitja e pemëve bëhet çdo vit gjatë periudhës janar- shkurt, kohë kur është e nevojshme ndërhyrja në këtë mënyrë drunjtë rigjenerohen dhe krijojnë një kurorë më të plotë e të gjelbër në pranverë. Aktualisht puna ka nisur që para një muaji e gjysmë dhe në bulevardin kryesor dhe në shëtitoren para Bashkisë ka përfunduar krasitja e pemëve dekorative.
Mbjellja, zëvëndësimi dhe krasitja e pemëve në qytet është prioriteti i punonjësve të shërbimeve publike, për të garantuar më shumë hapësira të gjelbra dhe mjedise më të shëndetshme!
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”DtRYIME8Hzw”]