Shpërthim me tritol në një zyrë noterie të shtetases me inciale E.D., në zonën e ish- Bllokut në Tiranë, në orën 04:00.
Mësohet se lënda me eksplozivë është vendosur jashtë derës së zyrës së noterisë, sakaq raportohet vetëm për dëme materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje si dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë. Zyra noteriale është në pronësi të shtetases me iniciale E.D., e cila ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri. Grupi hetimor po këqyrë vendin e ngjarjes për të përcaktuar dhe sasinë e lëndës plasëse.
