Në ambientet e Muzeut Historik të Lushnjës është zhvilluar sot një tjetër dëgjesë publike për ndotjen e shkaktuar nga disa subjekte në afërsi të autostradës në Golem. Përfaqësues të Këshillit Bashkiak të qytetit të Lushnjës dhe aktorë të tjerë janë thirrur të japin mendimin e tyre. Përfaqësues të Agjencisë Rajonale të Mjedisit kanë kërkuar që pjesëmarrësit të japin mendimin e tyre
Specialisti i mjedisit kërkoi lejen për këtë subjekt që ta largojë vendndodhjen nga zonat e banuara dhe të vijojë aktivitetetin e përpunimit të bërsivë të ullirit
Në territorin e Bashkisë së Lushnjës veprojnë rreth 40 fabrika të nxjerrjes së vajit të ullirit, të cilat ndotin ajrin dhe për këtë gjë duhen disiplinuar.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”2c0pidd7Uhk”]
