Aksidentet rrugore të shpeshta në rrugët e Lushnjës kanë qënë kronika të lajmeve në televizionin tonë. Lajmin ne e kemi shoqëruar edhe me njoftimet e vazhdueshme të Policisë për respektimin e rregullave rrugore.
Aksidentet në trafik përveç viktimave, prekin edhe familjarët e tyre dhe komunitetin. Aksidentet sipas statistikave janë shkaktari i një numri të madh vdekjesh.
Është ndryshuar korniza ligjore dhe rritja e masës së dënimeve, Policia herë-pas-here, ndërmerr aksione të shtuara monitorimi dhe patrullimi të rrugëve, por si duket këto masa nuk janë edhe aq efektive dhe si pasojë, nuk japin rezultatet e synuara. Pra, rritja e dënimeve pa një strategji të mirëfilltë edukimi, nuk ka dhënë rezultate efektive.
Derisa njerëzit të edukohen, të ndërgjegjësohen për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, Policia vazhdon me paralajmërimet dhe masat e marra për të shpëtuar sa më shumë jetë.
Lëvizja me shpejtësi tej normave të lejuara përbën një rrezik të madh për ngjarje rrugore. Është papërgjegjshmëri për shkelësit por dhe një kërcënim për përdoruesit e tjerë të rrugës.
Po intensifikon kontrollet në të gjitha akset rrugore përmes radarëve dhe makina inteligjente për të parandaluar aksidentet rrugore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”ZbLP4s9ShCw”]
