Banorët e fshatit Gjerbës të njësisë administrative Aranitas të Mallakastrës nuk njohin kryeplakun e fshatit Xhafo Murataj që përfaqëson PS, sepse nuk është zgjedhur sipas ligjit. Banorët e të dyja bindjeve politike të majtë e të djathtë, pohuan se nga 280 banorë të pesë lagjeve të fshatit Gjerbës që kanë të drejtë të zgjedhin e të zgjidhen kanë qënë present vetëm tre. Mënyra si u zgjodh do të shkaktojë konflikte në fshat, pohuan banorët.

Shkëlqim Murataj, një tjetër banor pohon se,  isha në banesë, ngjitur me lokalin ku u bën zgjedhjet e s’na njoftuan. Mënyra sesi e zgjodhën është e gabuar, mos të çojnë banorët në konflikte brenda fshatit.

Banorët thonë se do t’i drejtohen Prefektit të Qarkut Fier Rajmonda Balilaj që të ribëhet zgjedhja e kryeplakut në fshat ndryshe nëse ajo nuk e bën do ta padisin në prokurori për manipulim zgjedhjesh.

Kryetari i këshillit bashkiak të Mallakastrës Nexhmi Sulaj kur e pyetëm për mënyrën e zgjedhjes së kryeplakut të fshatit Gjerbës tha  se nuk ka djeni se kush është zgjedhur dhe se si është zgjedhur, tani po e marr vesh nga ju.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”N-NgpD5ibHM”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds