Mbi  70  blegtorë kanë bllokuar rrugën nacionale tek kryqëzimi i Levanit duke krijuar radhë të gjata automjetesh pas neglizhimit të kërkesave të tyre prej vitesh.

Protestuesit kërkojnë të merren parasysh kërkesat e tyre mbi problematikat e sektorit blegtoral. Ata kërkojnë të merren masa lidhur me çmimet e produkteve blegtorale, mungesën e subvencioneve.

Blegtorët e ardhur nga zona Bishan, Cakran, Darëzezë, Seman etj kanë pohuar se qeveria duhet të jetë rregullatori, të jap subvencione ndryshe do i shesin, do i therin bagëtitë dhe do ikin në emigracion duke  shpopulluar fshatra të tërë.

Protestuesit kanë bllokuar  rrugën duke krijuar radhë të gjata në dy anët ë qarkullimit, policia ka qënë prezente, por ka qëndruar larg protestuesve.

Denar Biba Kryetar i Autoritetit të Konkurencës ka pohuar  se ka ardhur për t’i dëgjuar kërkesat ë  blegtorëvë, pasi  është dita e blegtorëve.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”07rrp9DXhQk”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *