Prej fundit të muajit nëntor, “Komisioni i Vlerësimit të Aftësisë së Kufizuar” në Lushnjë nuk funksionon. Qindra persona të kësaj kategorie, enden prej më shumë se një muaji e gjysmë dyerve të Poliklinikës pa pasur asnjë informacion se si do të shkojë puna e vlerësimit të dokumentacionit që kanë paraqitur ose që duan të paraqesin, dokumente që lodhen t’i marrin nëpër institucione në Tiranë e Fier . Në zyrën e Komisionit në Poliklinikën e Lushnjes nuk ka as sekretare për të pranuar dokumentet. Qytetarët shprehen se kanë mbi një muaj e gjysmë që askush nuk u jep një përgjigjeje zyrtare.
Shkrirja e komisioneve që në fillim të nëntorit në rang të qarkut Fier dhe vonesa nga ana e institucioneve përgjegjëse në emërimin e komisioneve të reja ka bërë që shumë prej të interesuarve që ripërtërijnë dokumentet të mos kenë më afat për përfitimin e kempit për aftësitë e kufizuara.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”e4MtSN9p4iQ”]
