Banorët e Kolonjës dhe Ardenicës, kryesisht moshat e treta kërkojnë më tepër investime në infrastrukturë nga pushteti vendor. Ata pretendojnë se prej disa vitesh janë lënë pas dore asfaltimi i rrugëve, i kanaleve dhe pastrimi i mbeturinave.
I pyetur për problemet në inrastrukturë të shprehura nga banorët, Arbër Abdurramani, administratori i Kolonjës, shprehet së në projektet e 2024, pastrimi, asfaltimi dhe kanalizimet janë investime që do të kryhen.
Ardenica është zona turistike kryesore e Bashkisë së Lushnjës dhe investimët madhore në këtë fshat nuk kanë munguar. Në 2023 kanë përfunduar punimet për asfaltimin e rrugëve kryesore.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”vKQ7xAs9ufU”]
