Një 39-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti të çastit në qytetin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4, ku pas një përplasjeje për motive ende të paqarta, 55-vjeçari G. G. dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin O. V., 39 vjeç.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar.

Në vijim të veprimeve hetimore, 55-vjeçari, banues në Pogradec, është arrestuar për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë.

Ndërkohë, 39-vjeçari i plagosur është transportuar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Pogradec/Plagosi me mjet prerës një 39-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, menjëherë pas njoftimit për një konflikt të ndodhur në lagjen nr. 4, ku kishte mbetur i dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasi O. V., 39 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin G. G., 55 vjeç, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar autorin e dyshuar.

Në vijim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi i shtetasit G. G., 55 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë.

Shtetasi O. V. po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds