Në nisje të fjalës së tij, në Asamblenë e PS, në Tirana Kryeministri Edi Rama u ndal te çështja e Tiranës dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai tha se

Prej dy vitesh Tiranë është “me kokë të prerë”.

“Kryeqyteti i Shqipërisë dy vite me kokë të prerë, kjo është e pashoq. Por nuk ishte në dorën tonë ta ndalnim apo ta zhbëjmë, pavarësisht se haraçin e pamerituar e paguajnë qytetarët e Tiranës. Në dorën tonë është tu tregojmë qytetarëve se si do ta rifitojmë kohën që humbi Tirana në këto dy vite. Si do ta mbyllim plagën e rindërtimit në Kombinat dhe kudo gjetke. Si do ta adresojmë nevojën për më shumë shkolla në Një Tiranë që rritet pa pushim”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *