Kryeministri Edi Rama ka ndarë në një postim në Facebook të dhëna për fluksin e udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke bërë me dije se në 10 ditët e para të muajit nëntor kanë udhëtuar 300 mijë pasagjerë.

Sipas Ramës, për të përballuar numrin në rritje të udhëtarëve, vijojnë punimet për zgjerimin e aeroportit. Ndërhyrjet po kryhen gjatë orëve të natës, me qëllim që të mos pengohet aktiviteti i përditshëm dhe fluksi i fluturimeve.

Kryeministri bëri të ditur se punimet pritet të përfundojnë më 27 nëntor, duke krijuar më shumë hapësira për të përballuar një numër edhe më të madh pasagjerësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *