“Kjo është politikë, jo drejtësi” ishte reagimi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit të dytë ndaj tij nga Dhomat e Specializuara.

“Kjo është politikë, jo drejtësi” ishte reagimi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit të dytë ndaj tij nga Dhomat e Specializuara.

Ai u dënua me 17 muaj burgim për pengim administrimit të drejtësisë, zbulim të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje nga gjykatës.

“Unë ju shpall fajtor për tentativë për pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të veprimit të përbashkët. Fajtor për shkelje të fshehtësisë së procedurës. Fajtor për mosbindje të gjykatës. Dënoheni me dënim të njehsuar prej 17 muajsh burgim”, u shpreh gjyqtari.

Ky dënim i shqiptuar ndaj Thaçit sipas vendimit të gjykatës do të kryhet veçmas ndaj vendimeve tjera të gjykatës.

Për pengim të drejtësisë dhe mosbindje ndaj gjykatës u dënuan edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu me nga 12 muaj burgim, që do tu llogaritet i shlyer për shkak të kohës së kaluar në paraburgim.

Christopher Gonsell: “(Bashkim Smakaj) Për këto veprime penale, dënoheni me 12 muaj burgim, meqenëse keni kaluar në paraburgim një periudhë më të gjatë se kjo në bazë të fletëarrestimit dënimi juaj konsiderohet i shlyer dhe ju do të liroheni.  (Fadil Fazliu) Dënimi juaj konsiderohet i shlyer dhe do të liroheni në përfundim të kësaj seance”.

Ish-ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi u dënua me kusht me burgim prej një muaji që do të konsiderohet i kryer në rast se Kuçi nuk kryen asnjë vepër tjetër penale.

“Për këtë vepër penale iu shqiptohet dënim me kusht me burgim një mujor që do të konsiderohet i kryer pas një viti në qoftëse gjatë kësaj periudhe nuk kryeni asnjë vepër penale”, deklaroi gjyqtari.

Ndërkohë, Fadil Fazliu u shpall i pafajshëm për veprat e pengimit të drejtësisë dhe mosbindje ndaj gjykatës.

“Unë ju shpall ju z. Kilaj të pafajshëm për tentativë për pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të veprimit të përbashkët. Të pafajshëm për mosbindje ndaj gjykatës”, u shpreh Christopher Gonsell.

Hashim Thaçi u dënua pasi sipas Gjykatës Speciale, në bashkëkryerje me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin ka tentuar të pengojë administrimin e drejtësisë në rastin për krime lufte duke provuar të ndikojë te dëshmitarët e prokurorisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds