Një shpërthim eksplozivi në oborrin e banesës së Mateo Pashajt në lagjen “Naftërtari” të Patosit ka vënë në lëvizje policinë e cila po heton për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dyshohet se vendosja e lëndës plasëse nuk ka lidhje me konfliktin e mëparshëm që Mateo Pashaj ka pasur me një punonjës policie. Hetuesit po shqyrtojnë pista të tjera, duke mos përjashtuar mundësinë që ngjarja të ketë ardhur si pasojë e konflikteve të mëparshme.
Mateo Pashaj ka qenë më herët nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pas një konflikti me një punonjës policie, të cilin dyshohet se e ka goditur. Më pas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Sipas të njëjtave burime, Pashaj ka jetuar për disa vite jashtë Shqipërisë, kryesisht në Belgjikë dhe Spanjë. Policia po verifikon nëse ai mund të ketë pasur konflikte apo problematika të tjera gjatë qëndrimit jashtë vendit, të cilat mund të kenë lidhje me ngjarjen e sotme.
Shpërthimi ka ndodhur në oborrin e banesës së tij, një shtëpi njëkatëshe pranë fabrikave në Patos. Ka qēnē vetē 33- vjeçari i cili ndodhet nē “ arrest shtēpie” qē ka njoftuar sallēn operative pēr shpērthimin . Hetimet vijojnë për identifikimin e autorëve dhe përcaktimin e plotë të motiveve të kësaj ngjarjeje.
Nderkohe Pashaj ka qene autor i nje veasjeje te ndodhur ne vitin 2010 ndaj dyshohet qe nje nder pistat e hetimit te jete hakmarrja. Po sipas te njejtave burime ne kohen kur ka kryer vrasjen ka qene minoren, 17 vjec. Dënimi ishte 10 vjet burg por për efekt të moshës ka kryer 5 vjet
