Jep dorëheqjen nga detyra kreu i IKMT-së, Afrim Qendro.
Lajmi konfirmohet nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, vetëm pak muaj pasi mori drejtimin e IKMT-së. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për largimin e tij dhe as një shpjegim publik mbi arsyet që e kanë çuar drejt këtij vendimi.
Ai zëvendësoi në krye të IKMT-së, Dallëndyshe Bicin në shkurt të vitit 2026. Kujtojmë se më herët Qendro ka drejtuar Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe ka qenë Prefekt i Qarkut Tiranë.
