Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, ka zhvilluar sot një vizitë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier, ku u takua me stafin dhe u njoh nga afër me infrastrukturën, kushtet dhe organizimin e punës në këtë institucion.

“IEVP Fier përfaqëson një model të zhvillimit të sistemit penitenciar, me infrastrukturë dhe kushte që synojnë përmbushjen e standardeve evropiane, duke ndërthurur sigurinë me trajtimin dinjitoz, rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të dënuar.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet programeve të rehabilitimit, mundësive të punësimit brenda institucionit, arsimimit, ndjekjes së kurseve të formimit profesional, si dhe krijimit të ambienteve të përshtatshme për ushtrimin e besimit fetar dhe praktikimin e riteve të kultit”, thuhet në një njoftim publik bërë nga drejtoria.

Gjatë vizitës u testuan gjithashtu kushtet teknike për zhvillimin e seancave gjyqësore online me Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Bashkëpunimi për këtë qëllim pritet të formalizohet përmes një Memorandumi Mirëkuptimi, duke synuar rritjen e sigurisë dhe eficiencës në organizimin e proceseve gjyqësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds